×
  • Sport
  • Sport

    Brenda hotelit luksoz bregdetar që Cristiano Ronaldo po e ndërton në Arabinë Saudite

    Insajderi
    22 March 2024 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Cristiano Ronaldo si dhe Georgina Rodriguez janë duke ndërtuar një hotel në bregun e Detit të Kuq të Arabisë Saudite.

    Qëkur, ylli i futbollit u transferua në ekipin Al-Nassr, ai dhe Georgina kanë qenë thellësisht të përfshirë në krijimin e një hoteli luksoz në rajon.

    Së fundmi, e dashura e futbollistit portugez ka ndarë të reja për progresin e projektit të tyre përmes llogarisë së saj në Instagram.

    Ajo përmes këtyre pamjeve, ndau se si do të duket resorti luksoz bregdetar.

    Resorti i pushimeve po ndërtohet në ishullin Ummahat në Detin e Kuq, në Arabi Saudite.

    Me aq sa ka treguar Rodriguez përmes llogarisë së saj në Instagram, vilat e këtij hoteli do të jenë tejet luksoze.

    Resorti madhështor, në ishullin e izoluar, është i arritshëm vetëm me një varkë private me qira ose me hidroaeroplan në brigjet e Arabisë Saudite. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark