×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Brenda një ore Suedia goditet nga katër shpërthime

    Insajderi
    31 August 2023 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadrat e bombave janë thirrur pasi qytete suedeze u goditën nga katër shpërthime brenda një ore, ka thënë policia.

    Policia në Gothenburg pranoi raportime për dy shpërthime në adresa të ndryshme, 10 minuta diferencë nga njëra-tjetra.

    “Të dyja zonat janë rrethuar dhe hetimet po vazhdojnë”, ka thënë policia, duke shtuar se skuadra kombëtare e bombave është thirrur aty.

    Një orë më vonë, dy shpërthime të tjera u raportuan – një në Norsborg dhe tjetra në Nykoping, raportoi Guardian. 

    Nuk raportohet për viktima apo të lënduar, përveç dëmeve materiale.

    Të katër shpërthimet ndodhën në ndërtesa banimi.

    Suedia është përpjekur të frenojë një rritje të gjuajtjeve me armë dhe bombardimeve në vitet e fundit.

    Më 2022, kishte 90 shpërthime dhe 101 raste të tentimit të bombardimeve ose përgatitje për bombardime në Suedi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark