×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Britani: 2-vjeçari vdes nga uria pranë babait të vdekur, shërbimet sociale nuk e vunë re në shtëpi

    Insajderi
    17 January 2024 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një 2 vjeçar në Britani ka ndërruar jetë nga uria pranë trupit të babit të tij vdekur. Ky i fundit dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak, dy javë më parë.

    Mësohet se një punonjëse sociale, bëri një vizitë rutinë në shtëpi më 2 janar dhe kur nuk mori asnjë përgjigje.

    Dy ditë më vonë, më 4 janar, shkoi sërish një punonjës social, por as këtë herë nuk mori asnjë përgjigje.

    Trupat e babait dhe të fëmijës u gjetën deri më 9 janar, kur vetë punonjësja sociale përdori një çelës nga pronari për të hyrë në shtëpi.

    Nëna 43-vjeçare e vogëlushit e pa për herë të fundit djalin e saj para Krishtlindjeve pas një grindjeje me ish-in e saj, ku familja fajësonte shërbimet sociale.

    Familja e shkatërruar e djalit të vogël fajëson shërbimet sociale, pasi ata shkuan në shtëpi dy herë, por nuk e kuptuan.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark