×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Britania: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë edhe një vit

    Insajderi
    23 February 2023 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace ka deklaruar se lufta në Ukrainë do  të zgjasë.

    “Unë mendoj se lufta do të zgjasë edhe një vit. Mendoj se Rusia ka treguar një shpërfillje të plotë, jo vetëm për jetën e popullit të Ukrainës, por për ushtarët e vet.

    “Ne po flasim pas 12 muajsh dhe 188,000, në fakt më shumë tani, ushtarë rusë janë të vdekur ose të plagosur si rezultat i këtij llogaritjeje të gabuar katastrofike dhe agresionit të Presidentit Putin.

    “Kur dikush e ka kaluar kufirin dhe mendon se është në rregull ta bësh këtë me njerëzit e tu, unë mendoj se ai nuk do të ndalet.”

    Wallace tha gjithashtu se avionët luftarakë të NATO-s mund të dërgohen në Kiev.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark