×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Bukë e Zemër në burg”, Kuzhinieri i Kurtit shijon sonte ushqimin e burgut

    Insajderi
    18 August 2023 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ridvan Muharremi, pronari i restaurantit “Bukë e Zemër” në kryeqytet sot është arrestuar nga Policia e Kosovës. Atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ai po dyshohet se ka gisht në skandalin e Qeverisë Kurti për rezervat shtetërore.

    Muharremi që tashmë është i njohur si “njeriu” “kuzhinieri” i Albin Kurtit sonte duket se do ta “shijojë” ushqimin e burgut. Aq të afërt janë parë Kurti, me pronarin e këtij restauranti në kryeqytet aq sa i beson edhe “sekretet shtetërore”.

    Kurti duke marrë për bazë ushqimet e shijshme të Muharremit i dërgonte klientelë tejet të rëndësishme atij. Në “Bukë e Zemër”, me sugjerim të kryeministrit i pranishëm është parë edhe i dërguarin special të BE-së për bisedime Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e po ashtu edhe zëvendëskryeministrit i vendit, Besnik Bislimi.

    Ndërkohë, tre orë ka zgjatur bastisja në banesën dhe restaurantit e Ridvan Muharremit që ndodhet në “Taukbahqe” të Prishtinës. Pas bastisjes, ai është dërguar në Prokurorinë Speciale, prej aty është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “Njeriu” i Kurtit po dyshohet si ndërmjetës i keqpërdorimit të rezervave shtetërore, miellit e vajit.

    Nga përgjimet e publikuara nga “Nacionale” mes tjerash, Muharremi cilësohej si njeri “dallaverxhi” nga bashkëfolësit.

    Përveç Muharremit, masa e ndalimit prej 48 orësh i është caktuar edhe dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), nën dyshimet e njëjta për keqpërdorim të rezervave shtetërore.

    Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica dëgjohen në disa audio-incizime të siguruara nga mediumi “Nacionale” duke thënë se vaji i paguar nga shteti i Kosovës nuk ka ardhur nga Polonia në Kosovë edhe pse për atë sasi shteti kishte pagua.

    “Ridi kishte ndërtuar lift special vetëm për Kurtin në restaurantin e tij”

    Zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka thënë se Ridvan Muharremi është një njeri tepër i besueshëm i kryeministrit Albin Kurti.

    Ai ka thënë se Kurti për çdo ditë është ushqyer në restaurantin e Ridvan Muharremit. Krasniqi thotë se Ridvan Muharremi kishte ndërtuar në restaurantin e tij edhe një lift special vetëm për kryeministrin Albin Kurti.

    “A mbet kush prej njerëzve t’besueshëm t’Albin Kurtit pa u arrestu për keqpërdorime të mëdha?!”, shkroi Krasniqi.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark