×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bunjaku: Njerëzit po e mallkojnë veten që e votuan Vetëvendosjen

    Insajderi
    23 February 2024 - 19:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, ka thënë se ata që dikur e kanë votuar partinë në pushtet, sot po e mallkojnë vetën.

    “Jo vetëm që jam në LDK po e them këtë por po e vërejë gjatë takimeve me qytetarë. Unë po e shoh po takoj njerëz të dëshpëruar që e kanë votuar VV-në dhe tani e mallkojnë vetën që kanë qenë votues të kësaj partie”, ka thënë Bunjaku.

    Më tutje ajo është shprehur optimiste sa i përket, kreut të LDK-së, ku sipas saj Lumir Abdixhiku zgjedhjet e ardhshme mund të jetë kryeministër i Kosovës.

    “Zoti Abdixhiku është kah e banë një punë të mrekullueshme, këto takimet me degë e nëndegë, të sjellin në krye të shtetit. Lumir Abdixhiku, unë mendoj se në zgjedhjet e ardhshme ka mundësi të jetë I kryeministër i Kosovës. Unë jam e sigurtë që qytetarët I kanë kuptuar kauzat e rrejshme dhe se zgjidhja e vetme për ta udhëhequr Kosovën është LDK-ja në krye me Abdigjikun”, ka thënë Bunjaku në T7.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark