×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Burg për babë e bir / U shtirën si Erion Veliaj, zbardhet skema e mashtrimit për t’i zhvatur para biznesmenit

    Insajderi
    08 May 2023 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Bedri dhe Albert Vodha (baba e bir), pasi tentuan të mashtronin biznesmenin, Ramë Geci, për ti marrë 100 mijë euro.

    Babë e bir u arrestuan dy  ditë më parë, në momentin kur do t’i merrnin shumën e parave biznesmenit në fjalë.

    Skema e mashtrimit ishte planifikuar nga shtetasi Florian Gjergji, i cili është shpallur në kërkim.

    Ky i fundit iu prezantua biznesmenit si zyrtar i lartë duke i kërkuar shumën e parave.

    Gjergji, i cili ishte edhe si organizator i kësaj veprimtarie kriminale, ka pasur rolin personit që mbante komunikimin nëpërmjet rrjeteve sociale me sipërmarrësin.

    Si ra biznesmeni pre e mashtrimit?

    Personat e përfshirë në skemën e mashtrua Ram Gecin duke u shtirur si zyrtarë.

    Ata I shkruajtën atij nëpërmjet nëpërmjet aplikacionit  telegram në emër të Erion Veliajt.

    Burime bëjën me dije se Ramë Gecit  i ka mbërritur një mesazh në aplikacionin “Telegram” nga një numër anglez në emër të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

    Teksti i mesazhit të dërguar biznesmenit ishte “Lali jam, e di si e kam situatën në këto kohë, a ke mundësi për 100?”

    Pas kallëzimit të biznesmenit, policia dhe prokuroria morën në dorë komunikimin me mashtruesit duke i thënë se “nuk kam 100, 70 të bëjnë punë”?

    Pasi mashtruesit kanë shprehur dakordësi, është lënë dhe takimi për marrjen e shumës së parave në zyrën e biznesmenit Geci.

    Në këtë moment, kanë ndërhyrë forcat e policisë duke bërë arrestimin e babë e bir në flagrancë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark