×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Butrinti, gjumi, lotët dhe thymos-i grek

    Insajderi
    16 September 2023 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Autor: Halil Matoshi, shkrimtar dhe publicist

    Përsiatje e shkurtër

    Qyteti i antikitetit Butrint përshkruhet në Eneidën e Vergilit si një Trojë e vogël.

    Sipas legjendës, Enea (Jul Cezari e sheh si t’birin e Venus e paraardhës i romakëve) zbarkon në Buthrotum, pasi lundroi në veri nga Actium. Ai e zatetë Andromakën tue qajtun në cenotafin (varrin bosh) të ish-bashkëshortit të saj, Hektorit, i cili ishte vramë nga Akili në Trojë.

    Andromaka i tha Eneas me ia majtë dorën me dyja duert dhe fjeti.

    Skenë që s’ka qare pa u përseritë mas mija vjetësh.

    2.

    Hektori kishte dekun çaste para beteje – simas konceptit aristotelian të kohës – mbasi ai pati ni vegim.

    3.

    Në poezinë “Pse qajmë” (Hija e Krishtit) jam përpjek me i poetizu lotët.

    Porse pse qanë dy gjysëmzotat, Priami dhe Akili?

    Priami qan masi djali i tij i shenjuem âsht vramun dhe gjymtue dhe ai hala nuk mundet me e varros t’birin. Përdhosja e ni trupi dhe mbajtja e tina tue mos i leju rritet e vorrimit hyjnor, e pengoi atë me lëviz edhe në jetën e përtejme. Pra heroit (gjysëmhyjni) ia kish cënu Thymosin. Dinjitetin e Heroit që âsht hem zemrim hem kreni!

    Akili synonte me e dënue Hektorin edhe masi kishte dekun.

    Akilit papritmas i kujtohet baba i tij, i destinuem mos me e pa mâ; ai vajton për veten e tij dhe sheh babanë e tij tek Priami, ma në fund i zbutet zemra tue ia kthy trupin e rivalit babës së tij.

    Derisa Enea mbanë në shpinë babën e vet – simas traditës heroizuese dhe thymi’s-it, Priami mbanë të birin, Hektorin.

    Pra rolet janë zhvendosun.

    4.

    Akti kur Priami i përlotun e lutë Akilin me ia kthy kufomën e t’birit merret si çasti ma dramatik në tanë dramaturgjinë perëndimore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark