×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Krivaqa nuk ka sëmundje mendore”- Caktohet seanca e radhës ndaj të akuzuarve për vrasjen e Marigona Osmanit

    Insajderi
    15 May 2023 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 1 qershor 2023 pritet të vazhdojë shqyrtimi gjyqësor ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.

    Në seancën e kaluar e cila u mbajt me 24 janar të këtij viti, gjyqtari i rastit, Sahit Krasniqi ka aprovuar propozimin e avokatit mbrojtës Admir Salihu që të bëhej ekzaminimi psikiatrik ndaj Dardan Krivaqës.

    Ndërsa, në raportin e ekzaminimit psikiatrik të Institutit të Forenzikës, është konstatuar se i akuzuari për vrasjen e 18-vjeçares, nuk ka ndonjë çrregullim apo sëmundje mendore të karakterit psikotik.

    Pas pranimit të këtij ekzaminimi, gjykata ka vendosur seancën e radhës për dy të akuzuarit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark