×
  • Sport
  • Sport

    Camarda falënderon tifozët e Milanit: Zbulova se kam një shtëpi të dytë

    Insajderi
    26 November 2023 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Francesco Camarda ndau emocionet e tij pas debutimit me Milanin në “San Siro”, duke falënderuar tifozët dhe duke shprehur dashurinë e tij.

    Sulmuesi shkroi historinë të shtunën në mbrëmje, duke u bërë lojtari më i ri në moshë që debuton në Serie A, në moshën 15 vjeç e 260 ditë.

    Duke shkruar në llogarinë e tij në “Instagram”, Camarda ka reflektuar pas mundësisë për të bërë debutimin dhe historinë, duke falënderuar mbështetësit dhe duke komentuar emocionet e natës.

    “Çfarë mund të them… ishte diçka unike që nuk do ta harroj kurrë. Është vërtet e vërtetë që ‘Që i vogël kam rënë në dashuri me ty, më rrihte zemra, mos më pyet pse!’. Epo sot e di pse! Zbulova se kam një shtëpi të dytë dhe gjëja më e mirë është se ata janë të gjithë njerëz si unë! Të dua, faleminderit!!!!!”, shkroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark