×
  • Sport
  • Sport

    Cancelo e zbulon se a ka pasur probleme personale me Pep Guardiolan

    Insajderi
    15 February 2023 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Futbollisti portugez Joao Cancelo ka mohuar se ka vendosur të vazhdojë karrierën në Bayern Munich për shkak të një konflikti me trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola, raporton “Mundo Deportivo”.

    Cancelo mbërriti si huazim te Bayerni pak javë më parë dhe mediat britanike pohuan se futbollisti portugez vendosi të merrte këtë hap për shkak të një konflikti verbal të dyshuar me Guardiolën.

    “Nuk është e vërtetë që jam përplasur me Guardiolën, kjo është një gënjeshtër e plotë. Nuk u ndjeva i rëndësishëm për ekipin në ndeshjet e fundit. Unë fola me trajnerin dhe ai ra dakord. Klubi, trajneri dhe unë ramë dakord që të shkoja te Bayern dhe se ishte mundësia më e mirë për mua. Më pëlqeu mundësia e re, nuk kam asgjë kundër Manchester City”, tha Cancelo.

    Ai do të jetë i huazuar te Bayern deri në fund të sezonit.

    “Nuk e di nëse do të rikthehem te Manchester City në fund të sezonit”, ka përfunduar futbollisti portugez.

    Cancelo mbërriti te Manchester City në vitin 2019, ndërsa më parë ka luajtur për Juventus, Inter, Valencia dhe Benfica.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark