×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Çdo muaj e paguaj nga 23 euro, dhe shërbim si mos më keq”, gazetari ankohet për internetin e dobët të IPKO’s

    Insajderi
    17 April 2024 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Besar Galica, është ankuar për rrjetin e dobët të internetit të operatorit IPKO. Galica ka publikuar edhe dëshmi të matjes së internetit përmes platformës “Speedtest”,

    Sipas fotografisë që e ka publikuar Galica në Facebook, shpejtësia e internetit i arrin vetëm në 1.28Mbps, nga 200Mpbs sa do të duhej t’i shkonte shpejtësia sipas kontratës me kabllorin.

    Sipas reagimit të tij ka qe dy muaj që ankohet tek IPKO për këtë gjë, por nuk i ka shkuar asnjë ekip për t’ia rregulluar problemin.

    “Operatori IPKO vazhdon me neglizhencën më të madhe ndaj klientit. I ka mbi dy muaj që e kam raportu problemin me internet që e kam në shtëpi, si shkëputje nga rrjeti, internet i dobët (shih në foto) jo sipas kontratës dhe e njëjta kompani nuk e merr mundin për mbi dy muaj ta dërgoj një ekip për ta sanuar problemin”, shkruan Galica në facebook.

    “Pagesën për këtë kabllor çdo muaj e paguaj nga 23 euro, dhe shërbim si mos më keq!”, përfundon ai. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark