×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Çdo shqiptar duhet me e pasë amanetin e tyre në kokë”, qytetari përlotet, viziton Prekazin për herë të parë

    Insajderi
    17 February 2024 - 09:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë të shumtë janë edhe qytetarët që vizitojnë Prekazin.

    Një qytetar që për herë të parë sot e vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ka shpërthyer në lot.

    Ai nuk u përmbajt nga emocionet kur pa një grup fëmijësh parashkollorë të veshur me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    “Shumë kam emocione, për herë të parë kam ardhë. Urimi im është me pasë gjithmonë liri dhe me gjakun e tyre duhet të mburremi të gjithë. Çdo shqiptar duhet me e pasë amanetin e tyre në kokë, çdo shqiptar kudo që është”.

    “Çka kanë bërë ata (regjimi serb) tmerr është. Prej mërzie po qaj e këndej kur po i shoh fëmijët e veshur po kënaqna”, u shpreh ai.\

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark