×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Çeku: Stadiumi nacional nis së ndërtuari vitin e ardhshëm, ende nuk dihet lokacioni

    Insajderi
    20 December 2023 - 08:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, është deklaruar lidhur me ndërtimin e stadiumit nacional.

    Çeku tha se vitin e ardhshëm do të përcaktohet përfundimisht lokacioni për ndërtimin e këtij stadiumi.

    Kreu i i MKRS-së, në T7 tha se beson që edhe ndërtimi i tij do të nisë vitin e ardhshëm.

    “Për stadiumin nacional merret vendimi përfundimtar vitin e ardhshëm, për lokacion. E kemi si obligim kontraktual për Lojërat Mesdhetare. E kemi marrë sivjet të drejtën e organizimit dhe aty stadiumi nacional është pjesë e kontratës, dhe duhet ta bëjmë. Por, atyre u kemi thënë se një herë duhet bërë master-plani, që përcakton lokacione për infrastrukturën e re”, tha ai.

    “Ka pasur nisma për dy lokacione; Drenas dhe Bernicë. Mund të jetë njëra nga këto dy lokacione. Ndoshta master-plani do të na japë një tjetër lokacion. Vitin e ardhshëm besoj se nis ndërtimi”, deklaroi ministri Çeku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark