×
  • Showbiz
  • Show

    ‘Çfarë është Prekazi’ – Milaim Zeka shpërthen ndaj Oltës së BBVA

    Insajderi
    07 March 2023 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditën e djeshme, Luizi përmes aplikacionit ‘Big Love’, ka marrë një përshëndetje nga Hamëz Jashari i ri nga Prekazi.

    “Të përshëndesim nga Prekazi heroik i Adem Jasharit”, shkruhej në mesazh.

    Vëmendje mori Olta e cila pas kësaj përshëndetje tha: Çfarë është Prekazi?. Kjo deklaratë e saj u komentua shumë dhe ngjalli reagime në internet. Këtë e ka komentuar edhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka.

    Në një postim të shpërndarë në Facebook, Zeka u shpreh i zhgënjyer nga kjo deklaratë e Gixharit. 

    “Imagjinoni kush quhet VIP tek ne shqiptarët? Olta nuk e di as kush është Prekazi, as familja Jashari. Nuk ka televizion botëror që nuk ka transmetuar kronika nga tragjedia e Prekazit më 5,6,7 mars 1998. Burrat më të mëdhenj të botës e kanë vizituar këtë vend të shenjtë. A kjo VIP-i?”, ka shkruar Zeka. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark