×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Çfarë ndodhi në zonën kufitare në Podujevë – Policia flet për Insajderin

    Insajderi
    17 February 2024 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me raportimet se një qytetar ka parë sot forcat serbe që kanë hyrë në territorin e Kosovës, saktësisht në zonën kufitare në fshatin Bervenik të komunës së Podujevës.

    Nga policia thanë për Insjaderin se pas raportimeve menjëherë ka ndërmarrë veprime konkrete duke trajtuar këtë informacion.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se bëhet fjalë për patrullime të përbashkëta, që KFOR me kontigjente të caktuara, realizon me autoritet policore serbe.

    Bazuar në informacionet zyrtare bëhet fjalë për patrullime të përbashkëta, që KFOR me kontigjente të caktuara, realizon me autoritet policore serbe, ashtu siç realizon edhe patrullime të përbashkëta me njësitet relevante të Policisë së Kosovës.“, tha Kelani për Insjaderin.

    Policia e Kosovës me njësitet relevante, përfshirë ato kufitare vazhdon patrullimet policore në ruajtje të rendit kushtetues, ofrim të sigurisë dhe parandalim të krimit trans kufitar.”, tha tutje ai.

    @insajderiofficial #kosova #fypシ゚viral #fyppppppppppppppppppppppp #shqipe #shqiptar #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #fypシ゚viral #viral #prishtinacity ♬ original sound – GazetaInsajderi

    Sot, një qytetar ka raportuar se gjatë kalimit në këtë fshat, në pikën e KFOR-it në Bervenik, ka parë forca serbe ku i kanë drejtuar armën në momentin që është parë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark