×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Çfarë paralajmëroi Trump pasi votoi së bashku me gruan e tij, Melania?

    Insajderi
    08 November 2022 - 18:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Donald Trump iu bashkua miliona amerikanëve që dolën për të votuar të martën, ndërsa ai hodhi votën e tij për zgjedhjet kritike të mesmandatit të 2022-tës

    Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka folur jashtë qendës së votimit në Palm Beach në Florida, ku votoi së bashku me bashkëshorten Melania.

    Ai për gazetarët ka thënë: “Do të jetë natë e madhe”.

    Derisa, i pyetur nëse do të kandidojë sërish për president të SHBA-së pas dy vjetëve, Trump ka thënë: “Të martën do të jetë natë e entuziazmuar për shumë njerëz”.

    “Pavarësisht se për kë votoni, duhet të votoni. Këto do të jenë një zgjedhje shumë e rëndësishme” – tha ndër tjerash ai.

    Në Arizona është raportuar nga zyrtarët se ka telashe me makina të votimit. Ndërkohë për shkak një gabimi është shtyrë afati i fundit për votimin me postë në Georgia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark