×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Çfarë punë kanë gjetur refugjatët në Gjermani?

    Insajderi
    12 July 2016 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Që nga viti 2015, rreth 30 mijë refugjatë kanë arritur të gjejnë punë në Gjermani por shumica e tyre janë në sektorin ku janë pagat e ulëta. Në anën tjetër, 130 mijë  të tjerëve, të cilëve u është njohur statusi i azilantit janë të regjistruar të papunë.

    Sipas disa vlerësimeve, shumica e refugjatëve paguhen jo më shumë se një euro për një orë pune.

    Wido Geis, ekspert i ekonomisë, në një intervistë dhënë mediumit Deutche Welle, thotë se fakti që kemi më shumë të papunë se sa të punësuar tregon se integrimi i refugjatëve në tregun e punës kërkon më shumë kohë.

    Ai tregon se shumica e refugjatëve nuk ka kualifikimet e duhura, por tregon se ka rritje të mjekësve që vijnë nga Siria.

    “Por edhe një punë me rrogë të ulët ka vlerën e saj, sepse shërben si hyrje në tregun e punës, të jep mundësi të njohësh institucionet gjermane të puëns, të lidhësh kontakte dhe të mësosh gjuhën”, thotë ai./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark