×
  • Showbiz
  • Show

    Çfarë tha Bill Gates në postimin ku tregoi se po ndahen me gruan e tij, pas 27 vitesh bashkë?

    Insajderi
    04 May 2021 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bill Gates, bashkëthemelues dhe ish drejtor ekzekutiv i Microsoft dhe gruaja e tij, Melinda French Gates, thanë në Twitter të hënën se ata do të ndahen pas 27 vjetësh.

    Megjithatë, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të dy do të vazhdojnë të punojnë së bashku në përpjekjet filantropike, të cilat kanë adresuar arsimin, barazinë gjinore dhe kujdesin shëndetësor.

    “… ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës tonë,” shkroi Bill dhe Melinda Gates në një deklaratë që Bill Gates e publikoi në Twitter.

    “Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për të mundësuar që të gjithë njerëzit të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive. Ne vazhdojmë të ndajmë një besim në atë mision dhe do të vazhdojmë punën tonë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të qëndrojmë së bashku si çift në këtë fazë të ardhshme të jetës sonë. Ne kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë ndërsa fillojmë të lundrojmë në këtë jetë të re”, ka shkruar Bill Gates.

    Ndryshe, Bill Gates drejtoi Microsoft-in si CEO nga themelimi me Paul Allen në vitin 1975 deri në vitin 2000, duke lënë Steve Ballmer të drejtojë kompaninë.

    Në vitin 2008 Gates hoqi dorë nga roli i tij i përditshëm në kompani për të kaluar më shumë kohë në Fondacionin jofitimprurës Bill dhe Melinda Gates.

    Bill dhe Melinda Gates të dy punuan në Microsoft. Ajo kishte qenë një menaxhere e përgjithshme në kompaninë e programeve kompjuterike, ku punonte në produkte të tilla si enciklopedia Encarta, sipas profilit të saj në LinkedIn.

    Të dy u takuan në një darkë për punonjësit e Microsoft në 1987.

    “U deshën disa muaj para se të ma thoshte”, tha Melinda Gates më vonë.

    Bill Gates kishte “peshuar të mirat dhe të këqijat”, dhe në vitin 1994 çifti u martua në Hawaii.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark