×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Çfarë thotë raporti i DASH-it për dënimin e Salih Mustafës?

    Insajderi
    21 March 2023 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për Kosovën dhe ndër çështjet që janë adresuar krahas korrupsionit, dhunës në baza gjinore e shkeljet e pakicave është përmendur edhe rasti i dënimit të Salih Mustafës i njohur në luftë si “Cali” për krime lufte nga Gjykata Speciale në Hagë.

    Mustafa, që gjatë kohës së luftës njihej me nofkën “Cali”, u dënua për veprën penale të torturës, vrasjes së paligjshme dhe ndalim arbitrar

    Aty përmendet edhe rasti ndaj ish-krerëve të UÇK-së i cili është duke vazhduar.

    “Në dhjetor Dhomat e Specializuara të Kosovës e shpallën fajtor ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Salih Mustafa për krime lufte, duke përfshirë ndalimin arbitrar, torturën dhe vrasjen, të ndodhura në prill 1999. Dhomat e Specializuara e dënuan Mustafain me 26 vjet burgim. Një rast tjetër kundër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka mbetur në vazhdim”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark