×
Show / Fashion

Çfarë tregojnë ndryshimet në lëkurë për shëndetin tonë

Insajderi
02 June 2019 - 18:12
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndodh që gjatë çdo muaji, pa u vënë re, hormonet në trupin tonë krijojnë kaos të vërtetë që reflekton në disponimin tonë, mendjen dhe lëkurën.

Ky debalancim te femrat zvogëlohet gjatë ciklit menstrual, por duhet të dini se si duhet të trajtohet ky kusht.

Një nga simptomat më të zakonshme është lodhja. Nëse jeni të lodhur pas një jave të zënë, shumë provime, përgjegjësi dhe detyra, atëherë gjithçka është në rregull.

Megjithatë, nëse vini re se vuani nga një pagjumësi e vazhdueshme, lodhje dhe fakti që filloni të fitoni peshë të tepërt, atëherë bëhet fjalë për një problem serioz, transmeton KosovaPress.

Ndryshimet në lëkurë mund të jenë një tregues i madh i stresit. Puçrrat  janë të zakonshme dhe ato shfaqen gjatë gjithë vitit, si rezultat i pastrimit të trupit. Megjithatë, nëse vëreni ciste të mëdha në pjesën e poshtme të fytyrës, rreth gojës dhe mjekrës, atëherë bëhet për një çrregullim hormonal.

Nëse vini re se në shpinë dhe gjoks po rriten qime të gjata dhe të zeza, dhe se kjo ndodh me shpejtësi të pabesueshme, duhet të vizitoni mjekun, pasi ndryshimet e tilla hormonale mund të jetë fatale, përkatësisht, mund të jenë shenjë e tumorit në lëkurë ose në pjesë tjera të trupit.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark