×
  • Sport
  • Sport

    Chelsea me plan për rinovimin e kontratës së Armando Brojës

    Insajderi
    07 May 2021 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Armando Broja mund të luajë për ekipin e parë të “Bluve” në sezonin 2021/22.

    11 golat e shënuar me Vitessen në këtë sezon në Eredivisies dhe Kupën e Holandës nga Armando Broja nuk kanë mbetur pa rënë në sytë e drejtuesve të Chelsea.

    Ata besojnë shumë në aftësitë e talentit shqiptar dhe sipas mediumeve angleze, Chelsea kanë përgatitur rinovimin e kontratës së bomberit të kombëtares kuqezi, ku edhe do të ketë një pagë shumë më të mirë.

    19-vjeçari i huazuar në Holandë ka bërë paraqitje fantastike këtë sezon duke u rritur si futbollist.

    Pas rinovimit, raportohet se opsioni është që Broja të mbetet në Londër, por nuk përjashtohet mundësia që të huazohet sërish, për të fituar edhe më shumë përvojë.

    Fjalën e fundit do ta ketë trajneri, Thomas Tuchel, i cili ende s’ka punuar me sulmuesin shqiptar. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark