×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Chelsea, shitja në rrezik: Abramovich bën këkresën 2 miliardë euro 

    Insajderi
    03 May 2022 - 22:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Angli është në qendër të vëmendjes shitja e Chelseat.

    Blerësit për klubin nuk mungojnë, por klubi anglez duhet të zgjidhë akoma problemet që kanë lidhje me menaxhimin e ish-p0ronarit Roman Abramovich.

    Sipas Times, në fakt, oligarku rus duket se ka ndryshuar mendim dhe nuk do të mbajë premtimin për të fshirë borxhin 1.6 miliardë sterlina, pak më shumë se 2 miliardë euro, që i ka klubi atij, i lidhur me investimet e bëra gjatë presidencës së tij.

    Abramovich duket se ka informuar qeverinë britanike dhe blerësit e mundshëm në lidhje me dëshirën e tij për të ristrukturuar modalitetin e shitjes, duke përfshirë edhe pagesën e borxhit.

    Afati i fundit i përcaktuar për shitjen e Chelsea-t është fiksuar për më 31 maj dhe më 8 qershor është në program një mbledhje e Premier League për sezonin 2022/23, nga i cili Chelsea rrezikon që të përjashtohet. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark