Boksieri Chisora ia doli t’i hakmerret Pulevit pas gjashtë viteve, duke fituar me rezultat të ngushtë 116-112, 116-114 dhe 112-116.
Boksierët Derek Chisora dhe Kubrat Pulev janë ndeshur njëri me tjetrin pas gjashtë viteve. Rimeçi i tyre u karakterizua me një luftë të ashpër.
Ishte luftë e peshave të mëdha. Bëhet fjalë për dy veteranë të boksit. Para fillimit të meçit të sontëm, të dytë patën arritur deri në një pikë, ku ose fitorja ishte e vetmja gjë që vlente, ose në të kundërten si opsion rezervë e kishin pensionimin nga boksi.
Chisora është 38-vjeç, kurse bullgari Pulev 41-vjeç. Në vitin 2016, kur u zhvillua meçi i parë mes dyve, në fund pati ngadhënjyer Pulev, me ç’rast edhe fitonte titullin evropian. /nacionale/