×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Christian Mba për herë të dytë fiton çmimin “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

    Insajderi
    12 September 2022 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

    Çmimi i më të mirit në javën e gjashtë në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Trepça’89, Christian Mba.

    Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Bujar Asllani nga KFV Ferizaj, Isuf Llumnica nga KFV Kosova (P) dhe Edmon Cana nga KFV Rahoveci.

    Për sulmuesin kjo është hera e dytë që e fiton çmimin e ‘Yllit të Javës’ në këtë edicion, pasi të njëjtin e kishte fituar edhe në javën e parë.

    Komisioni vlerësoi se Mba ishte protagonisti kryesor në fitoren që Trepça ’89 e arriti si mysafire në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj kundër Drenicës, me rezultat 5:2.

    Christian Mba përveç se shënoi dy gola (28’, 90’) asistoi edhe në golat e shënuar nga Bleon Sekiraqa (24’) dhe Erdin Dushi (52’).

    Pas vlerësimit për herë të dytë me çmimin “Ylli i Javës”, Christian Mba ka thënë se ndihet i lumtur për ecurinë e mirë të tërë ekipit.

    “Është një fillim i mrekullueshëm për mua dhe për skuadrën time. Jam këtu për të dhënë më të mirën time. Ky çmim nuk e pasqyron vetëm lojën time, por edhe punën ekipore të bashkëlojtarëve të mi dhe të shtabit teknik. Ne më të vërtetë po e bëjmë më të mirën me punë. Do të punojmë me përkushtim që të jemi në pjesën e epërme të renditjes dhe pse jo ta rikthejmë trofeun e kampionit në Mitrovicë dhe ta bëjmë të lumtur secilin qytetar të Mitrovicës”, ka theksuar Mba për faqen zyrtare të FFK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark