×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Cili është dokumenti i parë i gjuhës së shkruar shqipe?

    Insajderi
    08 November 2023 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Trininë e Matit, pranë Macukëllit, më 8 nëntor 1462, u nënshkrua dokumenti i parë i gjuhës shqipe “Formula e Pagëzimit”.

    Ajo është një fjali e shkurtër shqipe, në mes të një shkrimi latinisht në një letër qarkore të kryepeshkopit të Durrësit, Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të ngushtë të Gjergj Kastriotit-Skëndebeut.

    “Formula” përdorej për të pagëzuar fëmijët e porsalindur, në kushtet e luftërave të vazhdueshme kundër osmane. Formula dëshmoi se shkrimi i shqipes me germa latine, duhet të jetë përdorur edhe para kësaj date.

    “Formula e pagëzimit” u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Milanos nga albanologu rumun Nikolla Jorga dhe u botua prej tij më 1915.

    Është një fjali e shkurtër në gjuhën shqipe: “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit” (Unë të pagëzoj në emër të Atit, të Birit dhe Shpirtit të Shenjtë) /Epoka e re/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark