×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Çitaku: Historia dhe lufta jonë për liri janë braktisur nga shteti

    Insajderi
    23 February 2024 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se institucionet e Kosovës, Presidentja, Kryeministri dhe Ministrja e Punëve të Jashtme duhet të këndellen urgjentisht.

    Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se ambasadat e Rusisë nëpër botë po shpërndajnë “informata” se Ukraina po bën trafik të organeve në zonat e luftës duke shtuar se ky skenar është i njëjti me atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Rusia ka filluar që në mënyrë agresive ta shtyej trillimin se Ukraina po bënë trafikim të organeve në zonat e luftës. Ambasadat e Rusisë nëpër botë po shpërndajnë ‘informata’ të tilla nëpër platformat e tyre zyrtare në rrjete sociale”, ka shkruar ajo.

    Citaku tutje ka shkruar se historia dhe lufta jonë për liri janë braktisur nga shteti.

    “Mosdurimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit nuk duhet tua mundë dashurinë për Kosovën. Në Hagë sot, historia dhe lufta jonë për liri janë braktisur nga shteti”, është shprehur Çitaku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark