×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Çitaku i reagon Sveçlës pas kërkesës që Gjermania të lejojë hyrjen e kosovarëve me pasaportë të skaduar

    Insajderi
    08 January 2023 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kërkuar nga shteti i Gjermanisë që të lejojë hyrjen e qytetarëve të Kosovës që u ka skaduar pasaporta.

    Kjo kërkesë e ministrit erdhi si rezultat i mungesës së materialit për tu pajisur me pasaporta.

    Ai ka kërkuar që shtetasit kosovarë me leje qëndrimi të vlefshme në Gjermani të mund të kthehen nga Kosova në Gjermani pavarësisht skadimit të pasaportës kosovare.

    E ndaj një kërkese të tillë ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

    Çitaku në një postim në Facebook ka shkruar se “shumë po kam dëshirë me besu që nuk është e vërtetë”.

    “Po lexoj raportime në media se Ministri Svecla paska bërë kërkesë që të lejohet hyrja e shtetasve të Kosovës në Gjjermani, me pasaporta të skaduara. Shumë po kam dëshirë me besu që nuk është e vërtetë. Në gjendje të jashtëzakonshme nuk jemi. As luftë e as pandemi nuk ka”, ka shkruar Çitaku.

    Tutje ajo shprehet se fjalimet medikore filozofike nuk kryejnë punë në qeverisje.

    “Këtë punë e ka qeveria.Me mbledhë taksa dhe me ofru shërbime. Fjalimet mediokre filozofike nuk kryejnë punë në qeverisje”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark