×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Çitaku: “Zhdukja” e paralajmëruar nga Kurti, tashmë paska filluar

    Insajderi
    20 September 2023 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vlora Çitaku, ish-zëvendësministre e Jashtme dhe për pak muaj ministre e Jashtme në detyrë, ka reaguar pasi Ministria e Jashtme dhe Diasporës, ka fshirë nga historiku në web faqe tërë aktivitetet, emrat, dokumentet dhe fotografitë e ministrave paraprakë.

    “Ministria e Punëve të Jashtme paska zhdukur nga historiku në web faqe tërë aktivitetet, emrat, dokumentet dhe fotografitë e Ministrave paraprakë (përveç Glauk Konjufcës dhe Donika Gërvallës)”, ka shkruar Çitaku.

    Ajo tha se kjo sjellje është mjerim dhe marrëzi

    “’Zhdukja’ e paralajmëruar nga Kurti, tashmë paska filluar. Kjo lloj sjellje është mjerim dhe marrëzi. Historia as nuk retushohet e as nuk zhduket. Jo në vitin 2023”, ka ironizuar nënkryetarja e PDK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark