×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Çka do të ndodhë sot në Kosovë? Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot

    Insajderi
    02 March 2024 - 08:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ngjarjet e ditës: 2 mars 2024

    09:30 – Komiteti Paralimpik i Kosovës organizon Lojërat Parasportive, një ngjarje që feston arritjet e para-atletëve dhe promovon gjithëpërfshirjen dhe dialogun ndërkulturor përmes sportit. (Në Akademinë e Kosovës për Sigurinë Publike, Vushtrri)

    10:00 – Mbahet konferenca vjetore e prokurorit të shtetit. Marrin pjesë u.d. i kryeprkurorit të Shtetit, Besim Kelmendi; ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier; shefi i Zyrës së BE-së, Tomáš Szunyog; kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi; kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Ardian Hajdaraj. (Hotel Emerald)

    11:00 – Instituti Albanologjik me rastin e 580-vjetorit të Kuvendit të Lezhës, organizon promovimin e librit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në veprat e autorëve shqiptarë (1480–2023)” nga autori Hysen Dizdari. (Instituti Albanologjik, Prishtinë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark