×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Çka ka shpija kallxon fëmija”, Sherifi reagon pas statusit banal të Ferajt

    Insajderi
    26 September 2022 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Pse nuk e vranë Serbia Ramushin, por vëllezërit e tij” – kjo deklaratë skandaloze e radikalit, Hysamedin Feraj ka nxitur reagime të shumta në vend. Së fundmi ka reaguar edhe Bilall Sherifi nga Nisma Social Demokrate.

    Sherifi ka përdorur thëniën popullore se “çka ka shpija kallxon fëmija” për të përshkruar ngjarjën në aludim se këto janë qëndrime të VV-së.

    “Thënia e urtë popullore “çka ka shpia kallxon fmija”shpjegon më së miri shpërthimin e urrejtjes të “Ferrajt & co” ndaj figurave të UÇK-së!  Ky shpërthim nuk është “Made in Ferraj”. Ai është thjesht vetëm njëri nga zëdhënësit e qëndrimeve të “Byrosë Politike” të VV-së”, ka shkruar ai.

    Feraj, i cili është i njohur për gjuhën e përsëritshme linçuese, shtroi pyetjen se “Pse nuk e vranë Serbia Ramushin, por vëllëzërit e tij”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark