×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Çka tha Hill kur u pyet se po përse po iu mbanë anë serbëve?

    Insajderi
    31 January 2024 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Unë jam këtu për të promovuar interesin e popullit tim, SHBA-ve”, tha ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill kur u pyet nga gazetarët për akuzat se po i mbanë anë Serbisë, shkruan Insajderi.

    Hill kërkoi normalizim të marrëdhënieve mes të dyja palëve.

    “Unë jam këtu për të promovuar interesin e popullit tim, SHBA-ve, dhe mendoj që qëllimi i shtetit tim është që në mes të dy shteteve duhet përmirësim i dukshëm i raporteve në rajon në linjë me atë që është duke bërë emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak“, tha ai në konferencën e përbashkët me kryetarin e Preshevës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark