×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Çmenduri- “Ligji i lejon kudrat me ladru”, “Sakicë në lule te ballit”, lavdërohet burri që përzuri gruan pas daljës në iftar me koleget e punës

    Insajderi
    31 March 2024 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një i dyshuar është arrestuar nga Policia e Kosovës në Pejë pasi ia ka pamundësuar rikthimin në shtëpi bashkëshortes së tij.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, bashkëshortja e tij kishte raportuar se kjo kishte ndodhur pasi ajo kishte dalë në iftar me kolegë të punës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Pas këtij lajmi disa qytetarë kanë lavdëruar burrin i cili përzuri gruan pas daljes në iftar me kolegët e punës.

    Komente rreth këtij rasti pati të llojeve të ndryshme. Madje njëri nga qytetarët ka thënë se ligji i Kosovës i lejon “kudrat me dal me ladru”.

    “E pse me arrest është e drejta e tij me vendos kon me lon në shtepinë e vet e kon jo nëse e ka lyp gruja shumë mirë ja paska bo pa ndonjë arsye nuk ja ka bo ato. Po ligji i Kosovës i lejon kudrat me dal me ladru e mos me guxu burri mi bo kurgjo mos na sprovo Zot se ligjin e kisha vendos vet masi shteti jonë vepron këtë mënyrë tepër të mjerueshme”, thuhet në komentin e qytetarit.

    Për këtë rast nuk munguan as komentet nxitëse.

    “Qija ropt kur tkthehet te shpija nqik sakices nlule tballit edhe u kry muhabeti, ska shum kilimili”, thuhet në komentin e një qytetari tjetër.

    Komente negative të llojit të ndryshëm ka për gruan që raportoi se bashkëshorti nuk e lejoi të futej në shtëpi.

    “Mirë e ka pas jo let shkon edhe hotel pa e vet burrin”, ka shkruar një qytetar.

    “Kjo far kuqke u duft me marr edhe burrin e vet edhe me ula ty ngat në tavolinë tek jarani vet Zoti i nalt met mira këto far kuqkave”, thuhet në komentin e një qytetari.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark