×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Çmimi tavan i naftës më i lirë se çmimi i blerjes” – naftëtarët paralajmërojnë Qeverinë

    Insajderi
    08 October 2022 - 18:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka reaguar për çmimet tavan të vendosura nga Qeveria e Kosovës, duke thënë se çmimi i vendosur për shitje të naftës, është më i ulët se sa çmimi i blerjes së naftës.

    Ai në një letër publike, dërguar kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se së shpejti mijëra punëtorë do të mbesin pa punë.

    Kjo është letra e plotë:

    I nderuar kryeministër: Albin Kurti, e nderuar ministre Rozeta Hajdari ndërmerreni masa

    Vendimi i fundit i Qeverise për vendosjen e çmimeve tavan të derivateve, është skandaloz, pasi që çmimi i vendosur shitës është nën çmimin blerës.

    Çmimi blerës për Naftë, sot është: 1.75 euro, dje ishte: 1.68 euro, ndërsa pardje: 1.66 euro.

    Ndërsa çmimi tavan i vendosur nga Qeveria për naftë është:1.67 euro.

    Vendime të këtij lloji janë duke i detyruar kompanitë të operojnë me humbje trashanike, dhe shumë shpejt, shumë nga kompanitë do të falimentojmë, për shkak qasjes se gabuar të Qeverise në vendosjen e çmimit tavan. Ku si kompanitë e mëdha po ashtu ato individuale me kosto ma te ulet te operimit janë barazuar.

    Kjo praktike sigurte do t’i falimentoj shumë kompani dhe me mijëra punëtorë do të mbesin pa punë.

    Sinqerisht ju lutemi që të ndërroni këtë praktikë, si gjithnjë jemi të hapur të diskutojmë për modalitetin më të përshtatshëm për rregullim të çmimeve, duke u bazuar në analiza të mirëfillta.

    Me respekt

    Fadil Berjani

    Kryetari i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark