×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ‘Çmontohet’ banda shqiptare që transportonte emigrantë në Britaninë e Madhe

    Insajderi
    09 October 2022 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banda shqiptare që transportonte emigrantë në Britaninë e Madhe nëpërmjet Spanjës është “çmontuar” pas shumë arrestimesh, ka bërë të ditur Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), transmeton Insajderi.

    Rrjeti i krimit të organizuar kontrabandonte kryesisht emigrantë shqiptarë përmes qyteteve veriore të Spanjës, Bilbao dhe Santander në Mbretërinë e Bashkuar, duke përdorur tragetet dhe rrugët e transportit të mallrave në Portsmouth, Southampton dhe Liverpool, njoftoi NCA.

    Siç njofton NCA, çdo migrant besohet të ketë paguar midis 3,000 dhe 15,000 euro për të migruar në Britani. Rrjeti i bandës u siguronte migrantëve strehim dhe ushqim derisa ata niseshin drejt Britanisë.

    Emigrantët besohej se kishin ardhur direkt nga Shqipëria në Spanjë për udhëtime të mëtejshme, por gjithashtu ishin rekrutuar nga kampet përreth porteve spanjolle.

    Ndryshe, oficerët e NCA me bazë në Spanjë dhe MB bashkëpunuan me Guardia Civil të Spanjës për më shumë se një vit për të identifikuar drejtuesit e organizatës.

    Midis të hënës dhe të mërkurës, u bënë shtatë arrestime – dy në Madrid dhe pesë në rajonin bask. Të arrestuarit jetonin kryesisht në Shqipëri, por u arrestuan në Spanjë.

    Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark