×
  • Sport
  • Sport

    Cruyff: Po e fitoj 2 me 0 luftën kundër kancerit

    Insajderi
    13 February 2016 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-futbollisti i njohur i Holandës dhe Barcelonës, Johan Cruyff, thotë se është duke fituar me rezultat 2 me 0 përballjen e tij me sëmundjen e kancerit.

    Fituesi i trefishtë i Topit të Artë është njoftuar se përballet më kancer në mushkëri në tetor të vitit të kaluar.

    68-vjeçari ka fituar tri kupa të Evropës me Ajax-in si  lojtar, ndërsa e ka drejtuar Barcelonën drejt fitimi të këtij trofeu në vitin 1992 si menaxher i skuadrës, njofton BBC.

    “Rezultatet deri më tani kanë qenë shumë pozitive.  Kjo falë punës së mirë të mjekëve, por edhe dashurisë së njerëzve dhe mentalitetit tim pozitiv,” ka thënë ai.

    Tash për tash, ndjej se jam duke fituar 2-0 në pjesë të parë të kësaj përballje,” ka thënë ai, duke shtuar se “jam I sigurt se do të fitojë në fund.”

    Cruyff ka qenë duhanpirës, por e ka lënë këtë zakon pas operacionit që pati kohë më parë./Inajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark