×
  • Sport
  • Sport

    Cuadrado drejt transferimit në Superligën e Turqisë

    Insajderi
    02 July 2023 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Juan Cuadrado mund të vazhdojë karrierën në Turqi. Ai është i lidhur me një kalim te Fenerbahçe.

    Kolumbiani është futbollist i lirë pasi u zyrtarizua largimi i tij nga Juventusi, pas skadimit të kontratës më 30 qershor.

    35-vjeçari kaloi tetë sezone në Torino.

    Sipas gazetarit italian, Alfredo Pedulla, Cuadrado po shqyrton me kujdes mundësitë për hapin e tij të ardhshëm, teksa po shpreson që të ketë oferta nga Premierliga, Serie A apo La Liga.

    Ndërkohë, Fenerbahçe ka disa javë që është interesuar për të dhe ai ka filluar ta shqyrtojë propozimin e tyre më seriozisht. Kësisoj, një lëvizje e mundshme në Turqi mund të jetë në horizont.

    Gjatë tetë viteve të tij te Juventusi, Cuadrado shënoi 26 gola dhe kontribuoi me 65 asistime, duke e ndihmuar klubin të fitonte trofe të shumtë, duke përfshirë pesë tituj kampioni në Serie A dhe katër trofe të Kupës së Italisë. /Gazeta Express/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark