×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Çudi apo qudi? Rrustemi ka një hall, nuk e di se cili është opsioni i saktë

    Insajderi
    02 June 2023 - 20:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka një hall me drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Më saktësisht me atë se si shkruhet saktë fjala ‘çudi’.

    Përderisa po kritikonte partitë opozitare për qëndrimin e tyre për zhvillimet e fundit në vend, deputeti Rrustemi tha se reagimi i tyre është i çuditshëm, por në të njëjtën kohë edhe mund të mos jetë i tillë.

    Ajo që ka rënë në sy tek ky postim është shkrimi i fjalës ‘çudi‘ në dy raste. Njëherë me ‘ç’ të fortë dhe njëherë me ‘q’ të butë.

    Nuk dihet nëse ishte gabim teknik i deputetit, apo ishte në mëdyshje se si shkruhet saktë fjala.

    Opozita ish dashtë me u brengosë nëse nuk ish zbatu Kushtetuta, ligji e nuk ish shtri sovraniteti, e jo me u shqetësu pse po shtrihet sovraniteti e pse po respektohet Kushtetuta.

    Çudi, apo ndoshta nuk është qudi“, ka shkruar Rrustemi në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark