×
  • Showbiz
  • Show

    Dafina Zeqiri dhe Yll Limani së shpejti publikojnë këngën e re

    Insajderi
    26 June 2023 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Artistët e njohur, Dafina Zeqiri dhe Yll Limani, janë bërë bashkë sërish për një tjetër bashkëpunim.

    Dyshja e famshme e estradës kanë njoftuar së fundmi se po sjellin një projekt të ri muzikor.

    Ata kanë ndarë edhe një pjesë të shkurtër të këngës, e cila siç thonë do të lansohet shumë shpejt.

    Foto: Screenshot/Instagram

    “Kaje shumë shumë shpejt”, thuhet në postimin që Limani ka shpërndarë në Instagram.

    Të njëjtit kanë bashkë edhe një këngë të titulluar “Mos Shko” që u lansua para dy vitesh.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Ky projekt ka grumbulluar mbi 18 milionë klikime në platformën e popullarizuar, YouTube.

    Besohet që edhe dueti i ri i tyre do të jetë një nga hitet e kësaj vere.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark