×
  • Showbiz
  • Show

    Dafina Zeqiri: Më vjen gjynah sa njerëz të prapambetur kemi në vendin tonë

    Insajderi
    18 April 2024 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja Dafina Zeqiri ka shprehur keqardhje për disa burra shqiptarë.

    Shkas për këtë u bë një intervistë e një qytetari në Kosovë, i cili duke komentuar vrasjet e fundit në vend, mori si shembull këngën e Dafinës “Huti”, teksa e kritikon për përçim të mesazhit të gabuar në publik.

    E siç duket, Dafinës në sy i ranë edhe komentet në videon tanimë virale, të cilën ajo e postoi në Threads, prandaj ka reaguar publikisht, duke thënë se “i vjen gjyna, se sa njerëz të prapambetur ka në vendin tonë”.

    “Kur e shoh komentet në videon e ktij Huti tu fol palidhje + tu qesh e do ‘meshkuj’ tu i thon bravo? Mvjen gjyna sa njerz te prapambetun kemi ne vendin ton!”, ka shkruar artistja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark