×
  • Showbiz
  • Show

    Dafina Zeqiri në super formë, thekson fizikun joshës në pozat e reja

    Insajderi
    03 December 2023 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka marr vëmendje me disa poza të reja.

    Ajo publikoi disa foto të reja nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram, teksa dukej plot sharmë dhe elegancë.

    Autorja e “Kaje” dukej e mahnitshme veshur me një fustan të gjatë grim me shkëlqim, i cili kishte mëngë të gjata dhe dekolte të hapur.

    Për një dukje më të kompletuar, Dafina vendosi makijazh të theksuar dhe flokët i la të ndara në mes dhe të lidhura prapa.

    “Dashuri”, ka shkruar artistja në mbishkrimin e postimit, që u pasua me komente të shumta nga ana e fansave të saj.

    Ndryshe, kujtojmë që Dafina kohë më parë konfirmoi romancën e re me Kreshnik Gjergjin pas ndarjes nga DJ Geek, madje dyshja thuhet se pritet të martohen në vitin 2024.

    Sa i përket muzikës, Dafina po shijon suksesin me bashkëpunimin e fundit me Mozzikun “Drama, pahiri”. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark