×
  • Sport
  • Sport

    Daja i zhgënjyer me barazimin ndaj Malishevës: Dy gabimet në fund ishin të evitueshme nga ana jonë

    Insajderi
    08 April 2023 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë se Malisheva luftoi fort për të mos u mposhtur në Suharekë.

    Ai ka thënë se ishin të tepërta dy gabimet e futbollistëve të tij në fund të takimit Ballkani – Malisheva.

    Ballkani nuk shkoi më shumë se barazimi 2:2 ndaj Malishevës. Madje, deri në fund ishte në epërsi dyshifrore, por u befasua me dy gola të shpejt të mysafirëve.

    “Gabimet janë në futboll, por dy gabimet në fund ishin të evitueshme nga ana jonë. Gabimet e rikthejnë ekipin në lojë, ashtu kemi bërë ne. Malisheva luftoi fort dhe nuk i mohohet assesi angazhimi për të dalë të pamposhtur në këtë takim. Ishin të tepërt dy gabimet në fund. Unë tash po e marr vesh që Drita ka barazuar, por në radhë të parë ne duhet të shohim punën tonë dhe t’i fitojmë ndeshjet tona”, ka thënë Daja për ArtSport..

    Ballkani është i dyti me një pikë më pak se liderja Drita.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark