×
  • Lajme
  • Aktuale

    Dalin pamjet – Fletëqortimi i parë për targa u dha mbrëmë në Jarinjë

    Insajderi
    01 November 2022 - 08:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pak minuta pas përfundimit të afatit dhe hyrjes në fuqi të vendimit për riregjistrim Policia e Kosovës ka dhënë fletëqortimin e parë në vendkalimin kufitar në Jarinjë.

    Një veturë e regjistruar me targa “KM”, e cila drejtohej nga një femër i është dhënë fletëqortimi i parë mbrëmë sapo ka hyrë data 1 nëntor.

    Ajo deklaroi shkurt për mediat serbe se nuk ka pasur shqetësime në vendkalimin kufitar dhe se punonjësit e policisë i kanë dorëzuar një fletë me udhëzime për riregjistrim.

    Siç ka shtuar ajo, nuk planifikon ta regjistrojë veturën në “RKS”, por është në pritje të vendimit nga Beogradi zyrtar. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark