×
  • Sport
  • Sport

    Dallaku i hakmirret Prishtinës për eleminimin nga Kupa – Dukagjini merr tri pikë si vendas

    Insajderi
    12 February 2023 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dukagjini ka marrë tre pikë të mëdha pasi ka mposhtur Prishtinën me rezultat minimal 1-0.

    Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, por që përfundoi me një gol të shënuar.

    Ishte minuta 43-të e ndeshjes kur erdhi goli i parë në këtë takim.

    Një harkim nga këndi bëri që Mërgim Pefqeli ta dërgoj topin në rrjetën e tij.

    Më herët gjyqtari e kishte ndalur lojën, por pasi rishikoi rastin në VAR e pranoi golin për 1-0.

    Prishtina sulmoi deri në fund, por pa arritur të barazonte shifrat.

    Me këtë fitore Dukagjini ngritët në pozitën e pestë në tabelë me 25 pikë, dy më pak se Prishtina që është e katërta në tabelë.

    Ndeshjen e ardhshme Dukagjini e zhvillon në udhëtim te Drita, derisa Prishtina luan sërish në udhëtim ku përballet me Ferizajn. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark