David Beckham është duke shijuar disa ditë pushim teksa bashkëshortja e tij, Victoria është nisur drejt Afrikës në një mision humanitar.
Duket se ai po e shijon shumë kohën e lirë, teksa ka organizuar një barbekju me mikun e tij, Guy Ritchie, të premten.
Miqtë kishin ndërtuar një tip kafazi me zjarr për të gatuar ushqimet e tyre. David ka postuar një video në Instagram ku përveçse tregon se janë miq të mirë, kanë dhe sensin e humorit, shkruan Top Channel.
Filmimi bëhet nga vetë Guy Ritchie i cili i kërkon futbollistit të hyjë në mes të zjarrit. Dhe në video dëgjohet që e pyet se si ndihet.
“Po piqem”, thotë Beckham dhe nuk qëndron shumë në mes të zjarrit./Insajderi.com
https://www.youtube.com/watch?v=VIP52DNKyT8