×
  • Lajme
  • Lajme

    Dedaj mohon që Thaçi e ka kërcënuar me vrasje

    Insajderi
    07 November 2023 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjergj Dedaj ka vazhduar dëshminë e tij para Prokurorit të Specializuar pranë Gjykatës Speciale.

    Në pyetjen e Prokurores lidhur me një dëshmi të tij në maj të vitit 2014, Dedaj tha se është distancuar nga deklaratat që i ka dërguar vitin e kaluar dhe se nuk i kujtohen mirë.

    “Prokurori ju pyet, kush ju tha juve të shkoni lart në mal, ju u përgjigjët: Hashim Thaçi, ai më kishte kapur dorën, më kishte shtrënguar dorën dhe më kishte thënë se kur të mbërrini në Prishtinë unë do të duhej të hiqja dorë nga funksioni i Nënryetarit të Parlamentit të Kosovës dhe nga posti i Presidentit të Partisë Liberale të Kosovës. Unë i thash se nuk do të hiqja dorë nga asnjëri prej këtyre funksioneve dhe nuk heqa dorë. Hashimi më tha edhe nëse je i lirë tani, ne mund të vrasim në Prishtinë, sepse i kemi njerëzit tanë në Prishtinë dhe ngjitëm malit”, tha prokurorja.

    Dedaj deklaroi se ndoshta ka pasur idhnim dhe deklarimet e tij i ka cilësuar si revanshuese, ekzagjëruese e të tepërta.

    “Nuk më kujtohet dhe me Hashim Thaçin jemi përshëndetur burrnisht, jo si tani që përshëndeteshim në Covid, por jemi përshëndetë si burrat me dorë, si duhet, dhe tjetër nuk më kujtohet. Unë me këto deklarata që i kam dërguar vitin e kaluar jam distancuar komplet sepse kanë qenë deklarata të dhëna në gjendjen time të rëndë, në procesin e rivarrimeve, ndoshta kam pasur idhnim, idhnime kam pasë shumë të mëdha, për ju të pabesueshme, ishalla kurrë nuk i përjetoni, dhe ndoshta edhe revanshuese dhe ekzagjëruese, të tepërta dhe nga të gjithat jam distancuar dhe të më ktheni në këto ju vetëm po i hapni plagët e Kosovës dhe plagët e mia dhe po e pengoni procesin e pajtimit dhe të faljes”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark