×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dedaj në Speciale: Ma bleni një arkivol dhe më ktheni në Prishtinë

    Insajderi
    06 November 2023 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Që nga orët e hershme të së hënës Gjergj Dedaj është duke dëshmuar para Prokurorisë në Gjykatën Speciale në Hagë.

    Dedaj ishte ishte në mesin e 13 përfaqësuesve të LDK-së që sipas Prokurorisë u ndaluan e u keqtrajtuan në Qirez të Skenderajt në shtator të vitit 1998.

    “Kena dashtë me bë filma na..”, tha Dedaj, duke iu referuar deklaratave të tij të mëparshme. Ai shprehu pakënaqësinë e tij me prokuroren e cila e merrte në pyetje.

    “Lëndimet e jetës sime janë vetëm lëndimet që i kam marrë nga Serbia”, tha ai. Paraprakisht, Dedaj deklaroi se ishte rrëzuar në mal “tri herë”.

    “Nuk kam pasur lëndime të tilla çfarë edhe ndoshta i kam ekzagjëru”, tha ai.

    “Me mua është marrë Serbia, ma ka shkatërruar jetën Serbia, ma ka shkatërru familjen Serbia, ma ka shkatërru karrierën Serbia dhe sot po më shkatërron Serbia. Dhe unë nuk kam dëshirë me shku në shtëpi hiç, kam dëshirë me ma ble ju një arkivol dhe me më kthy në Prishtinë”, tha Dedaj.

    Deklaratat të cilat iu lexuan në gjykim, Dedaj tha se “më shumë i kemi bërë për fushata elektorale, revanshe dhe i kemi ekzagjëru”.

    “99% çka flitet për UÇK-në janë shpifje”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark