×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dejona Mihali, Kusari-Lila, ministrja Haxhiu- Këto janë përgjigjet e të akuzuarave nga deputeti Abazi

    Insajderi
    16 February 2023 - 20:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në konferencën që mbajti sot deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka sulmuar politikisht shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilën, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe anëtaren e VV-së në Tiranë, Dejona Mihali, shkruan Insajderi.

    Abazi e quajti Kusari-Lilën “Çadra e Gadafit” e cila sipas tij ka votuar marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

    Ai po ashtu, tha se në një audio-incizim që ai posedon konfirmohet se Mimoza Kusari-Lila, është njëra nga personat që ngufatin deputetët e VV-së në Kuvend.

    Lidhur me këto deklarata të Abazit, Gazeta Insajderi ka kontaktuar deputeten Kusari-Lila për të marrë një koment. Por, e njëjta tha se nuk ka mendim për deklaratat e Abazit.

    Nuk kam asnjë koment për deklaratat e tij”, tha shkurt Kusari Lila për Insajderin.

    Por, Abazi akuzat nuk i kurseu as ndaj bashkëpartiakes së tij, ministres Haxhiu. Ai kërkoi nga Prokuroria e Shtetit që Haxhiu bashkë me kryeministrin Kurti të merren në pyetje për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

    I menjëhershëm ishte reagimi i ministres Haxhiu ndaj Abazit. Ajo e shpalli të frustruar deputetin e VV-së.

    Sipas saj, këto fjalë të bashkëpartiakut të saj kanë ardhur për shkak të inateve që mund të ketë, shkruan Insajderi.

    “Janë më shumë frustrime të tij për shkak të inateve që mund të ketë, mirëpo ne nuk i kemi as faj e as nuk kemi as çfarë t’i bëjmë”, tha Haxhiu për Kosovapress.

    Nën ‘gozhdat’ e Abazit hyri edhe anëtarja e VV-së në Tiranë, Dejona Mihali.

    Abazi tha se Dejona Mihali është njeriu kryesor që kontrollon grupin parlamentar të Vetëvendosjes dhe vendimet që merren në parti, ani pse nuk ka qenë pjesë e listës së votimeve.

    “Zonja Mihaili nuk ka qenë pjesë e votimeve, nuk ka qenë pjesë e listës së deputetëve, nuk ka qenë në garën e brendshme për zgjedhjet brenda Lëvizjes Vetëvendosje, por, është njeriu kryesor që kontrollon dhe menaxhon me grupin parlamentar dhe vendimmarrjet që bëhen aty”, u shpreh Abazi.

    Ndaj akuzave të Abazit, anëtarja e VV-së nga Tirana nuk mori as mundi që t’i komentoi.

    Në një përgjigje për Insajderin, Mihali tha se nuk është në dijeni për deklaratën e Abazit dhe se aktualisht është në takim.

    Jo, nuk i kam parë deklaratat, jam në një takim për momentin, kështu që juve punë të mbarë“, tha shkurt Mihali për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark