×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deklarata e çuditshme e të miturës që jetoi me një burrë në Fushë Kosovë: Nuk e dija që i kam 15-vjeç

    Insajderi
    04 July 2023 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka arrestuar një person në Fushë Kosovë nën dyshimin se ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur, të moshës 15-vjeçare.

    Vajza ishte dërguar në spital, për shkak se kishte probleme shëndetësore. Me të marrë informacionet, Policia nisi hetimet dhe si rezultat u kuptua se viktima që disa muaj ka jetuar me të dyshuarin dhe nuk dihet nëse kanë pasur marrëdhënie intime.  

    Sipas informacioneve të para, posa është identifikuar personi i dyshuar, i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin për të cilin dyshohet.

    Bazuar në dëshminë e të dyshuarit, i moshës 23-vjeçare, ai dhe e mitura që disa muaj janë martuar dhe jetojnë bashkë, por që sipas tij nuk ka qenë në dijeni se vajza i ka pasur 15 vjeç.

    Ndërsa e mitura ka dhënë një deklaratë të çuditshme para hetuesve policorë, duke thënë se nuk e ka ditur as vetë që është 15-vjeçare.

    Sinjali mëson se e mitura ka deklaruar po ashtu se prindërit e saj kanë tentuar që ta ndajnë nga personi me të cilin bashkëjetonte, por ajo i ka kërcënuar e paralajmëruar se nëse e pengojnë, do të bënte vetëvrasje.

    Të gjitha detajet e rastit, dy palët i kanë rrëfyer në Polici dhe pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti si “Bashkëjetesë me personin nën moshën 16-vjeçare”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark