×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Deklarata e turpit”- Fëmijët e dëshmorëve kërkojnë dorëheqjen e Kurtit

    Insajderi
    23 January 2023 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka përfunduar protesta e thirrur kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e ndjerë serb, Olivier Ivanoviq.

    Fëmijët e dëshmorëve kërkuan dorëheqjen e Kurtit.

    Para objektit të Qeverisë u vendosen pankartat me mbishkrimet:

    “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë”, ata kanë marshuar përgjatë sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë.

    Gjatë marshimit, ata janë duke dëgjuar duke thirrur “Ne nuk harrojmë, ne nuk falim”.

    “Kryeministër mos na provoko, fëmijët e dëshmorëve nuk falin dhe nuk harrojnë. Kryeministër kërko falje”.

    Në këtë protestë po marrin pjesë dhjetra qyetetarëve të cilët po brohorasin “Poshtë Albin Kurti”.

    Ata po mbajnë pankartat me mbishkrimet: “Kryeministër mos shkel në gjak”, “Me gjak me atdhe nuk bëjm kompromise, Kyreministër dorëhiqu”.

    Ndërsa para objektit të Qeverisë është vendosur kordoni policor për ta mbikqyrur protestën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark